18:31 / E Martë, 19 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Pas Kosovës, Anglia do të luaj me kombëtaren që ishte në Prishtinë

Anglia do të luaj në Europianin e vitit të ardhshëm, që është edhe edicioni special i UEFA-s dhe do të luhet në disa vende europiane.

Por para fillimit të kësaj gare në muajin qershor, Tre Luanët kanë rezervuar miqësoren e parë, shkruan Indeksonline.

Kundërshtarët e fundit të Kosovës me 31 mars do të luajnë me Danimarkën para fillimit të europianit.

Edhe danezët sikurse anglezët kanë luajtur në Prishtinë me Kosovën, ku të parët kanë barazuar 2-2 derisa të dytët na kanë mposhtur 0-4. /IndeksOnline/