15:22 / E Martë, 19 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Pas New York-ut, ky është destinacioni i radhës për Ermal Fejzullahu

Angazhimet profesionale bëjnë që këngëtarët të jenë të pranishëm në vende të ndryshëm të botë.

Këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu mbetet nga më të kërkuarit për mbrëmje të ndryshme muzikore, në kuadër të tyre ai së fundi ka udhëtuar drejt New York-ut, shkruan Indeksonline.

Ndërsa, pas qytetit amerikan Ermali është nisur në një tjetër desitnacion, këtë herë në një qytet latin, Porto Riko.

“Ndalesa e radhës, Porto Riko”, ka shkruar Ermali në një fotografi nga aeroporti.

Kujtojmë që lansimi i fundit i Ermalit është bashkëpunimi me reperi, Ledri Vula ‘M’ke harru’./Indeksonline/