75 Mall Live Search
11:43 / E Martë, 11 Gusht 2026 / H F

Pas raportimit të Indeksonline-t, inspektorati ndalon punimet në një objekt në Podujevë

Pas raportimit të Indeksonline, Inspektorati Qendror i Punës ka reaguar lidhur me kushtet e sigurisë në një objekt ndërtimi në Podujevë.

Gjatë inspektimit janë evidentuar parregullsi në zbatimin e masave për sigurinë dhe shëndetin në punë.

Si rrjedhojë, inspektorati ka vendosur ndalimin e përkohshëm të punimeve, deri në eliminimin e mangësive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.

Inspektorati ka bërë thirrje që punëdhënësit të respektojnë standardet e sigurisë në vendin e punës.