20:04 / E Hënë, 27 Janar 2020 / indeksADMonline

Pas takimit, flet zyrtari i LDK-së, sulmon LVV-në duke i quajtur naiv

Gjatë ditës së sotshme, LDK dhe Lëvizja Vetëvendosje patën një takim dy orësh. Por, pas takimit asnjë zyrtarë nuk doli të flas për media.

Përmes një postimi në Facebook, anëtari i kryesisë së LDK-së, Florian Dushi e ka sulmuar LVV-në, transmeton Indeksonline.

“Merre me më sa duhet me qenë naiv për me provu me ia ‘shitur’ afër dy milion shqiptarëve se , dy subjekte nuk po merren vesh sepse, njëra nuk po lëshon pe për ‘interesa personale’ të individëve brenda saj, e tjetra për interesa të Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka shkruar Dushi./Indeksonline/