75 Mall Live Search
08:38 / E Mërkurë, 02 Shtator 2026 / AR

Pas transferimit te Manchester City, Fernandez “thumbon” ish-skuadrën e tij

Enzo Fernandez është transferuar te Manchester City nga Chelsea për 125 milionë euro, duke firmosur kontratë pesëvjeçare me kampionët e Anglisë. 

Mesfushori argjentinas bëhet lojtari më i shtrenjtë në historinë e Premier Leagues, ndërsa te City do të ribashkohet me ish-trajnerin e tij, Enzo Maresca. 

Pas transferimit, Fernandez ka shprehur entuziazmin për aventurën e re. 

“Manchester City është klubi më i suksesshëm në Angli kohët e fundit. Çdo lojtar dëshiron të jetë pjesë e një klubi si ky”, deklaroi ai. 

Fernandez shtoi se është i gatshëm të japë gjithçka për klubin dhe të mësojë nga bashkëlojtarët e tij për t’u bërë një futbollist edhe më i mirë. 

“Dua t’i jap absolutisht gjithçka Manchester Cityt dhe t’ua shpërblej besimin sa më shpejt të jetë e mundur”, u shpreh argjentinasi. /IndeksOnline/