09:21 / E Premte, 26 Prill 2019 / indeksADMonline

‘Pastrimi’ nuk mbledh mbeturinat, kjo është gjendja e kontejnerëve në kryeqytet

Kompania e mbeturinave ‘Pastrimi’ që nga sot nuk do të bëjë me grumbullimin dhe largimin e mbeturinave.

Kjo për shkak të bllokimit të xhirollogarive bankare nga Kompania për Menaxhimin e Deponive të Kosovës, transmeton Indeksonline.

E gjendja e kontejnerëve në kryeqytet sot po duket si mos me keq.

Për shkak të të mos kryerjen e shërbimeve nga ‘Pastrimi’, kontejnerët janë stërmbushur me mbeturina.

Madje, mbeturinat kanë dalë edhe jashtë tyre duke ndotur ambientin.

Shikoni më poshtë fotografitë e gjendjes së kontejnerëve sot./Indeksonline/