23:50 / E Mërkurë, 25 Mars 2020 / indeksADMonline

Pedro konfirmon se do të largohet nga Chelsea

Sulmuesi i Chelsea, Pedro ka konfirmuar se do të largohet nga klubi kur kontrata e tij do të skadojë.

32 vjeçari u transferua për 21 milionë funte nga Barcelona te Chelsea në vitin 2015 dhe siç duket koha e tij te klubi anglez tashmë është drejt fundit, transmeton IndeksOnline.

Pedro e konfirmoi largimin duke thënë që kjo nuk është gjë e rëndësishme për ta menduar tani.

Po ashtu futbollisti ka folur për situatën me koronavirus ku ka falenderuar të gjithë ata të cilët janë duke e bërë punën e tyre për ta luftuar këtë sëmundje./IndeksOnline/.