Pejë: Aksidentohet rëndë një motoçiklist

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në Pejë. Një motoçiklist u aksidentua teksa po udhëtonte në rrugën “Bekim Berisha”, raporton IndeksOnline. Viktima është hasur i shtrirë në tokë, teksa dëshmitarët okularë vrapuan t’i japin ndihmën e parë. Ende nuk dihen rrethanat e këtij aksidenti. Më poshtë pamje nga vendi i ngjarjes: