09:01 / E Mërkurë, 08 Korrik 2020 / indeksADMonline

Pejë: Arrestohet një burrë, kishte mbyllur fëmijët dhe nuk u kishte dhënë as ushqim

Dje në mëngjes është arrestuar një burrë nga Peja, i cili sipas policisë kishte ushtruar dhunë fizikë ndaj fëmijëve të tij.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur si edhe fëmijëve tjerë të tij, të cilët i kishte mbyllur brenda në shtëpi duke mos u kujdesur as për ushqimin e tyre”, thuhet në raport.

“Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari fillimisht është dërguar  për kontroll mjekësore në Repartin e Psikiatrisë, pastaj me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”.