16:50 / E Enjte, 27 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Pensioneri bëhet milioner një ditë pasi gruaja e tij u shërua nga kanceri!

Ka qenë një javë e madhe për pensionerin Harold McDowell nga New Jersey.

Pasi që mjekët i treguan se gruaja e tij është shëruar nga kanceri, një ditë më vonë ai arriti të fitoj një milion dollarë, transmeton Indeksonline.

McDowell 85 vjeçar shkoi në kazino, ku vendosi pesë dollarë në një lojë pokeri ku arriti të fitoj një milion dollarë.

“Isha duke luajtur me gruan time. I kisha kthyer shpinën asaj. U ktheva dhe iu drejtova asaj se kisha fituar një milion dollarë”, tha Harold McDowell për New York Post. /Indeksonline/