75 Mall Live Search
23:49 / E Premte, 07 Gusht 2026 / B XH

Përditësimi i fundit:  Kjo është pika me e ngarkuar kufitare e Kosovës

Në pikat e kalimit kufitar të Kosovës, pritjet aktualisht janë kryesisht të shkurtra, por në disa pika ka fluks më të theksuar.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në Dheu i Bardhë pritjet për dalje nga Kosova arrijnë deri në 40 minuta, ndërsa kolona në dalje është rreth 400 metra, raporton IndeksOnline.

Ndërkohë, në Muçibabë, pritjet për dalje janë deri në 20 minuta, me kolonë rreth 200 metra.

Në pikat e tjera kufitare, pritjet janë kryesisht nga 1 deri në 5 minuta, ndërsa nuk raportohet për kolona të theksuara.

Të dhënat janë përditësuar në orën 23:13. /IndeksOnline/