75 Mall Live Search
23:07 / E Hënë, 10 Gusht 2026 / F.R

Përfshihen nga flakët disa vetura në Podujevë

Disa vetura janë përfshirë nga flakët mbrëmjen e së hënës në Podujevë, pranë zyrave kryesore të KEDS-it.

Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, zjarri ka kapluar disa automjete, ndërsa në vendin e ngjarjes është parë prani e ekipeve emergjente.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe apo nëse ka persona të lënduar.

IndeksOnline ka kontaktuar policinë dhe është në pritje të informacioneve shtesë.

Më poshtë mund të shihni pamje nga vendi i ngjarjes./IndeksOnline/