16:03 / E Martë, 20 Tetor 2020 / indeksADMonline

Përfundojnë ndeshjet në Superligën e Kosovës: Llapit i ik fitorja nga duart, Arbëria merr tre pikë në Skenderaj

Kanë mbaruar dy ndeshjet e Superligës së Kosovës për sot.

Skuadra e Arbërisë ka arritur të fitoj tre pikë kundër Drenicës në Skenderaj. “Stuhia e Kuqe” arriti të shënoj fitore me rezultat 0:1. Dallimin në këtë ndeshje e bëri autogoli i Genc Hamitit në minutën e 7-të, transmeton Indeksonline.

Fitoren e parë këtë sezon nuk po arrin ta gjej ekipi i Llapit. Ata barazuan me rezultat 1:2 kundër Besës së Pejës.

Dy golat për Llapin i shënuan: Arbnor Ramadani dhe Engjell Hoti, kurse tek Besa shënoj Haxhiu dhe rezultatin e barazuan minutën e shtatë shtesë./Indeksonline/