14:56 / E Martë, 20 Tetor 2020 / indeksADMonline

Përfundojnë pjesët e para në Superligën e Kosovës: Mysafirët po fitojnë!

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e sotshme të Superligës së Kosovës.

Arbëria është duke shënuar fitore kundër Drenicës në Skenderaj me rezultat 0:1. Dallimin në këtë ndeshje po e bën autogoli i Genc Hamitit në minutën e 7-të.

Kurse, Llapi po shënon fitore në Pejë kundër Besës me rezultat 0:2. Golat për ekipin nga Podujeva i shënuan Engjell Hoti në minutën e 19-të dhe Arbnor Ramadani në të 30-tën./Indeksonline/