18:23 / E Hënë, 17 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Përfundon afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike – Vetëm tri parti paraqiten për zgjedhje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka përfunduar afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës që do të mbahen më 15 mars 2020.

Lista e subjekteve politike me kandidatët që aplikuan gjatë këtij afati (8 shkurt – 17 shkurt) është si në vijim (renditja në tabelë është sipas kohës së dorëzimit të aplikimit):

Pas përmbylljes së periudhës së aplikimit, Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim do të shqyrtojë të gjitha këto aplikime dhe pastaj do të paraqesë në KQZ rekomandimet lidhur me certifikimin ose jo të ndonjë subjekti politik.

Sipas planit operacional të miratuar nga KQZ-ja deri më 25 shkurt KQZ-ja përmbyllë procesin e certifikimit.