Përleshje në Mitrovicën e Veriut, arrestohen tre persona
Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës pas një përleshjeje fizike të ndodhur dje pasdite në rrugën “Zoran Dzindziq” në Mitrovicën e Veriut.
Sipas raportit policor, të dyshuarit tre meshkuj boshnjakë, dy prej të cilëve shtetas të Kosovës dhe një shtetas i Serbisë, janë konfliktuar pas një mosmarrëveshjeje, e cila ka eskaluar në përplasje fizike. Si pasojë, të tretë kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.

