Përmbyset një veturë në rrugën Kaçanik – Hani i Elezit

Një veturë është vetaksidentuar në segmentin rrugor Kaçanik – Han i Elezit. Drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin, duke përfunduar me automjet të përmbysur, shkruan IndeksOnline. Akoma nuk dihet se sa është numri i të lënduarve nga ky vetaksident. Më poshtë fotografi të vetaksidentit.