Përplaset vetura me motoçikletën në Pejë (video)

Mbrëmë pas mesnate një veturë ka goditur një motoçikletë. Rasti ka ndodhur në Pejë. Indeksonline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, derisa raportohet edhe për të lënduar. Policia ka arritur në vendin e ngjarjes dhe është marrë me rastin.