10:20 / E Premte, 26 Shkurt 2021 / OSH

Përrallore/Kur liqeni shndërrohet në shesh patinazhi

Liqeni Blidinje është liqeni më i madh malor në Bosnjë e Hercegovinë dhe ndodhet në 1.183 metra mbi nivelin e detit.

Liqeni i ngrirë Blidinje, i cili ndodhet rrëzë maleve Vrana në veri të Hercegovinës, u shndërrua në një shesh patinazhi të madh dhe anëtarët e Shoqatës Loop nga Sarajeva treguan aftësitë e tyre. 

Siç raportuan portalet lokale të enjten, rreth njëzet patinatorë dukeshin jo realë, pothuajse si në një përrallë, duke rrëshqitur në sipërfaqen e liqenit Blidinje, i cili ndryshe duket si një shesh patinazhi i madh.

Ishte hera e parë që anëtarët e Shoqatës Loop Ensemble nga Sarajeva të patinonin në liqenin Blidinje dhe midis tyre ishte një vajzë pesëvjeçare.