11:28 / E Mërkurë, 28 Tetor 2020 / k.v

Plagosja e dy personave në Pejë, policia arreston të dyshuarin

Mesditën e 10 tetorit të këtij viti, dy persona ishin plagosur me armë zjarri në qendër të Pejës.

Të plagosurit ishin dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Pejës me një veturë civile, ndërsa të dyshuarit kishin ikur me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Policia kishte nisur hetimet intensive në lidhje me rastin, ndërsa dje (e martë) sipas burimeve të IndeksOnlinet është arrestuar një nga të dyshuarit.

“Lidhur me rastin e 27 tetorit gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe dy karikatorë me 10 copë fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë, transmeton IndeksOnline.

Vrasja në tentativë kishte ndodhur në rrugën “Eliot Engel”, më 10 tetor në orën 12 e 17 minuta.

Mjeku në Spitalin e Pejës kishte thënë se dy viktimat kishin marrë plagë nga arma e zjarrit, por at ishin jashtë rrezikut për jetën.
Policia është duke e hetuar ende këtë rast dhe varësisht prej hetimeve mund të këtë sërish të arrestuar./IndeksOnline/