10:13 / E Diele, 09 Gusht 2020 / indeksADMonline

Pluhur e zhurmë, banorët e Lagjes së Spitalit të shqetësuar

Banorët e Lagjes së Spitalit, të rruga “Muharrem Fejza” në Prishtinë po përballen me pluhur të madh.

Në pamjet e siguruara nga Indeksonline shihet se punëtorët e ndërtimit po e hedhin pluhurin nga katet e sipërme, kështu duke shkaktuar paknaqësi të shumta.

Përvec pluhurit, aty po shkaktohet edhe zhurmë e madhe, e cila po i pengon banorët.

Indeksonline kishte raportuar për këtë problem edhe më herët, por deri më tani nuk është marrë asnjë masë.