75 Mall Live Search
23:28 / E Martë, 06 Tetor 2026 / S Z

“Po propozojnë njerëz që ata se dijnë”, Kadriaj e AAK-së e befasuar me propozimin për Justina Pula-Shirokën

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë arritur në Kuvend vetëm pak minuta para skadimit të afatit për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, tha se  Kurti po vazhdon të propozojë kandidatë, por se di që për një kohë kaq të shkurtë a mund të arrijnë të votojnë për president.

“Kurti po propozon njerëz ku ata s’po dinë. Propozoi Bekim Sejdiun, ai tha jam tërhequr. Tash u thirr Justina Pula, ajo tha ‘unë s’di, kam mysafirë dhe do të mendoj’. Është ora 23:16, nuk e di a ka kohë të mendojë. Unë e di që pika e parë është ligji për Dhomat e Specializuara. Ndoshta me kohë të përshpejtuar kalon nëpër komisione parlamentare. A arrin koha deri te presidenti, nuk e di”, u shpreh Kadrijaj.