75 Mall Live Search
12:27 / E Mërkurë, 04 Nëntor 2026 / P M

Policia anulon tenderin për blerjen e qenve, asnjëra nga katër kompanitë nuk i plotësoi kriteret

Policia e Kosovës ka anuluar aktivitetin e prokurimit për blerjen e qenve, për të cilin ishin paraparë 65 mijë euro. Ky tender ishte zhvilluar përmes procedurës së negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë.

Arsyeja e anulimit, sipas dokumentit të prokurimit, është se asnjëra nga katër kompanitë pjesëmarrëse nuk i kishte plotësuar kriteret e kërkuara nga Policia e Kosovës, duke bërë që të gjitha ofertat të vlerësoheshin si të papërgjegjshme.

Katër operatorët ekonomikë kishin dorëzuar këto oferta financiare:

“Ambulanca Veterinare ERA” Sh.P.K. – 68 mijë euro.

“Crazy Pet” Sh.P.K. – 65 mijë euro.

“Ambulanca Veterinare Drenas” – 59 mijë e 980 euro.

“Kuqi Farms” Sh.P.K. – 66 mijë euro.

Pavarësisht se procedura ishte zhvilluar përmes negocimit pa publikim të njoftimit për kontratë, aktiviteti i prokurimit është anuluar me arsyetimin se asnjëra nga ofertat nuk i përmbushte të gjitha kriteret e përcaktuara në dosjen e tenderit.