20:23 / E Martë, 19 Janar 2021 / Blerim

Policia e Kosovës identifikon vozitësin e Golf- II, që voziti në anën e kundërt autostradës

Policia e Kosovës ka identifikuar vozitësin e veturës Golf- II, që e ka publikuar më parë IndeksOnline, duke vozitur në anën e kundërt të autostradës, që më pas edhe ka shkaktuar aksident komunikacioni.

“Referuar aksidentit të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë–Ferizaj në fshatin Llapllasell, me c` rast vozitësi i veturës Golf–II, kishte vozitur në anën e kundërt dhe kishte shkaktuar aksident trafiku, njësia rajonale e trafikut  ka identifikuar vozitësin e veturës dhe rastin e ka trajtuar konform dispozitave të kodit rrugor”, ka bërë të ditur për IndeskOnline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.