17:25 / E Hënë, 14 Janar 2019 / indeksADMonline

Policia jep detaje për 35 vjeçarin që u hodh nga kati i tretë

Një banor i lagjes “Isa Kastrati” në Prishtinë ka rënë nga çatia e shtëpisë, si pasojë e kësaj, S.S ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 16:00, ndërkaq rastin e ka konfirmuar për Indeksonline  edhe Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti

“Rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, një person ka rënë nga kulmi i një shtëpie, menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore si dhe ekipi mjekësor. Me këtë rast lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull, S.S, i cili është dërguar në QKUK”, ka thënë Ahmeti./Indeksonline/