75 Mall Live Search
22:52 / E Mërkurë, 02 Shtator 2026 / S Z

Policia jep detaje për aksidentin në Llukar, ku humbi jetën motoçiklisti

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur sonte në fshatin Llukar të Prishtinës.

Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, ndërsa si pasojë e përplasjes, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda dhe ka ndërruar jetë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar rastin për Indeksonline.

“Sot rreth orës 20:20, kemi pranuar informatën se në fshatin Llukarë të Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit motoçiklisti ka vdekur. Vdekja e viktimës (mashkull) është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti.