10:46 / E Hënë, 24 Qershor 2019 / indeksADMonline

Policia mbyll në Istog bastoren që vepronte pa licencë dhe leje pune

Në Istog dje është arrestuar një person, pasi nga njësitë e Policisë lokali i tij bastore sportive është gjetur i hapur ku në të ka qenë një person duke punuar.

“I dyshuari veprimtarinë në atë lokal ka qenë duke e kryer pa licencë dhe pa leje pune. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe inspektorët komunalë, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake është bastisur lokali dhe janë konfiskuar një televizor, dy kompjuterë dhe një kasafortë e dorës në të cilën ka pasur 20 euro”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Sakaq  lokali është mbyllur nga inspektorët, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë./Indeksonline/