75 Mall Live Search
08:34 / E Premte, 09 Tetor 2026 / Z S

Policia nuk i kursen vozitësit në Ferizaj, mbi 200 gjoba brenda 24-të orëve

Brenda 24 orëve të fundit, njësitet policore të rajonit të Ferizajt kanë shtuar aktivitetet në terren, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik.

Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 8 aksidente trafiku, prej tyre: 4 me lëndime , ku kanë mbetur të lënduar 6 persona dhe 4 me dëme materiale , ndërsa janë shqiptuar gjithsej 262 gjoba për kundërvajtje.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ngasjes, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe ngritjes së sigurisë në rrugë.