Policia shkon në Pediatri, vdiq 9-vjeçarja në rrethana të dyshimta

Policia e Kosovës tashmë ka arritur në Klinikën Pediatrike të QKUK-së. Atje në mbrëmjen e sotme, në rrethana të dyshimta ka ndërruar jetë një 9-vjeçare, raporton Indeksonline. Ndërkohë që edhe familjarët e viktimës tashmë gjenden atje. Ky është rasti i dytë brenda një jave, pasi të hënën vdiq një 2-vjeçare. Më poshtë pamje: