75 Mall Live Search
22:41 / E Mërkurë, 17 Shtator 2025 / Z S

Policia jep detaje për gjuajtjen me armë zjarri në Tophane

Një gjuajtje me armë raportohet të ketë ndodhur në lagjen “Tophane” në kryeqytet.

Në pamjet e siguruara nga Indeksonline shihet se policia e ka caktuar perimetrin e sigurisë, ndërsa nuk dihet për të lënduar.

Lidhur me këtë nga Policia e Kosovës për Indeksonline kanë dhënë më shumë detaje lidhur me rastin.

Raporti i policisë:

Rreth orës 21:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën Murat Mehmeti në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin.

Bazuar në të dhënat fillestare, nuk ka persona të lënduar./Indeksonline/