75 Mall Live Search
16:59 / E Mërkurë, 04 Nëntor 2026 / G T

Portieri Owono reagon me dhimbje të thellë pas tragjedisë që i mori jetën Jesus de Miguelit

Portieri Jesus Owono ka thyer heshtjen pas incidentit tragjik që përfundoi me ndarjen nga jeta të Jesus de Miguelit, duke shprehur dhimbjen e madhe për humbjen e tij.

“Janë ditët më të vështira të jetës sime. E kam të vështirë t’i gjej fjalët dhe ta përballoj atë që ka ndodhur.

“Ndjej një dhimbje të jashtëzakonshme për humbjen e Jesusit. Mendimet e mia janë me të, familjen e tij dhe të gjithë ata që e kanë dashur. E di se do të ketë shumë çështje për t’u trajtuar dhe do të përballem me gjithçka me respektin e duhur.

Por tani, sinqerisht, nuk mund të mendoj për asgjë tjetër përveç Jesúsit dhe dhimbjes që po përjetojmë. Pusho në paqe, Jesus”, ka shkruar portieri Owono

Kujtojmë që futbollisti i Tenerifes Jesus de Miguel ndrroi jetë në spital në moshën 30-vjeçar./Indeksonline/