12:40 / E Enjte, 21 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Portieri shqiptar, kërkohet nga skuadra të Series A dhe Bundesligës

Gentian Selmani po paraqitet mirë në Turqi me Menemensporin, klub që garon në Ligën e Dytë turke. Portieri i Shqipërisë U21, i grumbulluar disa herë edhe me Kombëtaren A, mund të ndryshojë ekip në janar ose në verë.

“Calciomercato.it” shkruan Selmani është në fokusin e dy klubeve të Series A, Lecce dhe Torino. Vetë menaxheri i portierit, Deniz Uysal, ka mohuar të ketë bisedime me klubet e sipërpërmendura, por zbulon se 21-vjeçarin e duan në Gjermani dhe në Superligën turke.

“Ne nuk kemi pasur kontakte zyrtare me këto dy klube. Por presidenti i Menemensporit na ka thënë se dëshironte të bisedonte me disa klube italiane. Na kanë ardhur oferta për Selmanin nga klube të Superligës turke dhe nga Bundesliga gjermane”, ka deklaruar Uysal.