22:32 / E Shtunë, 15 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Pos që ua ndaloi të ndezin zjarr, policia u kontrollon studentëve edhe supën

Edhe ose jashtë bie një shi i dendur, studentët që janë në protestë prej 11 ditësh nuk kanë hequr dorë nga kauza e tyre, ku edhe sot kanë vendosur të qëndrojë jashtë përballë Kryeministrisë.

Së fundmi një incident ka ndodhur mes policisë dhe studentëve, ku përveç se studentët nuk janë lejuar të ndezin zjarr atyre u janë kontrolluar edhe tenxheret me supë.

Është një veprim me të vërtetë i turpshëm ky i bërë nga polica mbrëmjen e sotme, e cila pasi i la pa u ngrohur për ditë me radhë, tani ju kontrollon edhe supën