Postimi i ri i Lori Hoxhës ndez dyshimet: Nisja e “BBVA”-së është afër?
Lori Hoxha ka ndezur kuriozitetin e ndjekësve me një postim të shkurtër në Instagram, në story. Ajo ka shpërndarë një foto artistike me motivin e një syri të vizatuar mbi një këmishë të bardhë, simbol i cili prej vitesh lidhet drejtpërdrejt me identitetin vizual të “Big Brother VIP Albania”.
Ky veprim u pa menjëherë si një “shenjë” se lajmet rreth sezonit të ri janë afër. Megjithatë, Lori nuk ka dhënë asnjë informacion shtesë: as datë, as detaje, as paralajmërim zyrtar.
Thjesht një provokim i vogël, i cili ka mjaftuar për të ndezur diskutimet në rrjet.

Për momentin, gjithçka mbetet në nivel aludimesh. Por duke njohur stilin e Lori Hoxhës për komunikim “me sinjale”, duket se diçka po afrohet… shume shpejt madje.
Fansat e “BBVA_së presin njoftimin zyrtar per reality show-n që i ka mbërthyer me vite me radhë përballë ekranit.

