Presidenca mohon se Osmani ka kërkuar nga Biden që ta marrë me vete në takim Dua Lipën
Në media ka qarkulluar lajmi se presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kërkuar që në takim me presidentin e SHBA-së, Joe Biden, ta marrë me vete edhe këngëtaren Dua Lipa.
Këtë e kanë mohuar nga presidenca, duke thënë se Osmani asnjëherë dhe në asnjë rast nuk i ka dërguar letër Presidentit të SHBA-vë, Biden, për ta marrë me vete edhe Dua Lipën në takim.
Bekim Kupina nga presidenca ka shkruar se të gjitha letrat e Presidentes dërguar Presidentit Biden, janë publike dhe ato asnjëherë nuk e kanë pasur një përmbajtje të tillë.
“Demant
Presidentja Osmani asnjëherë dhe në asnjë rast nuk i ka dërguar letër Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden, në të cilën thotë se do ta marrë me vete edhe Dua Lipën në takim. Të gjitha letrat e Presidentes dërguar Presidentit Biden janë publike dhe ato asnjëherë nuk e kanë pasur një përmbajtje të tillë”, ka shkruar Kupina.
Tutje ai thotë se raportimet e tilla nga disa medium, janë të pavërteta.