06:29 / E Mërkurë, 28 Shtator 2022 / A. M.

Presidentja Osmani: Po kthehemi në Kosovë me bindjen se jemi në rrugë të drejtë!

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se është  kthyer në Kosovë, pas vizitave që pati jashtë vendit.

“Pas një jave përplot takime e diskutime me miq e aleatë të rinj e të vjetër, kthehemi në vendlindje me bindjen e plotë se Kosova është në rrugë të drejtë”,ka shkruar Osmani në rrjetin social Facebook.

Ajo ditëve të fundit ishte duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kurse para Amerikës ajo ishte në Britani të Madhe për të marrë pjesë në varrimin e Mbretëreshës Elizabeth II