20:55 / E Diele, 13 Tetor 2019 / indeksADMonline

Prizreni vazhdon me fitore, Trepça me humbje

Pas dy humbjeve në fillim të stinorit, Prizreni ka rikthyer formën dhe ka vazhduar me fitore edhe në ndeshjen kundër Trepçës.

Prizreni i mposhti mitrovicasit me rezultat 88-78.

Djelmoshat e trajnerit Arbnor Rifati e mbyllën pjesën e parë me rezultat 44-41, derisa ritmin e lojës e mbajtën edhe në pjesën e dytë për ta regjistruar fitoren e radhës.

Si zakonisht te Prizreni më i miri edhe në këtë ndeshje ishte Malcolm Canada. Ai luajti me 18 pikë, derisa në statistikat personale i shtoi edhe 7 kërcime, 6 asistime dhe 4 topa të rrëmbyer.

18 pikë i shënoi edhe AJ Sanders, kurse u dallua edhe i riu Mendrit Ademi me 13 pikë të tjera.

Te Trepça, Hanes ishte më i veçuari me 30 pikë.

Prizreni me këtë fitore ngritët në pozitën e dytë me 3 tore e 2 humbje, kurse Trepça pas 3 ndeshjeve të zhvilluara nuk u njoftua ende me fitoren.

Në xhiron tjetër, Prizreni luan derbin lokal me Bashkimin, kurse Trepça me Pejën.