09:05 / E Hënë, 25 Maj 2020 / indeksADMonline

Prokuroria Federale nis hetimin për deklaratën e Lotitos mbi ndeshjen Juve-Inter

“Jemi një pikë larg kreut dhe kjo vetëm falë Juve-Inter, që e keni parë se cfarë ndeshjeje ishte”, pati deklaruar presidenti i Lazios, Claudio Lotito në një intervistë për mediat italiane ditën e djeshme, ndërsa kjo deklaratë ka ndezur sërish polemikat.

Kështu Prokuroria pranë Federatës Italiane të Futbollit ka vendosur të hapë një hetim për këtë deklaratë, ndërsa sipas mediave italiane, prritet të thirret numri një i klubit bardhekaltër për të dhënë sqarime mbi deklaratën.

Lotitos do t’i duhet të shpjegojë kontekstin e deklaratës dhe nëse ka, të japë informacione shtesë që ngrenë dyshime mbi parregullsi të kësaj ndeshjeje, ashtu sic presidenti i Lazios ka lënë të kuptohet në intervistën e tij.

Nëse Lotito nuk do të mund të mbrojë deklaratën e tij në media, atëherë rrezikon të përballet me një dënim shembullor, që përvec vlerës monetare, mund të shoqërohet edhe me një pezullim disa mujor.