14:16 / E Mërkurë, 19 Qershor 2019 / indeksADMonline

Pse është më e vështirë të humbin peshë personat me shtat të ulët?

Ndoshta do të jetë pak më e vështirë për të humbur peshë. Se sa e lehtë është të marrim peshë e dimë të gjithë  ashtu siç e dimë të gjithë që të dobësohesh  në mënyrë konstante është më e vështire. Por nëse metabolizmi ka të bëjë shumë një pyetje që shtrohet është nëse ka dallim midis atyre me shtat të lartë dhe më të ulët?

Pse personat me shtat të shkurtër e kanë më të vështirë për të humbur peshë?

 Sipas Sipas Craig Primack, president i shoqatës amerikane “Obesity Medicine Association”, femrat me shtat të shkurtër kanë një metabolizëm më të ngadaltë. Femrat me gjatësi mesatare kanë një normë bazë metabolike prej 1,400 kalori në ditë, ato me shtat të ulët  (po flasim për një gjatësi prej rreth 1,50 m) kanë një normë prej 1,200 kalori në ditë.

Kjo përkthehet në : sa më i shkurtër të jetë trupi aq më pak energji i nevojitet atij. Kështu, edhe energjia  që konsumohet është gjithashtu e vogël. Kjo do të ngadalësonte metabolizmin për ata më një shtat më të ulët.

 Çfarë të bëjnë për të humbur peshë?

 Në fakt çdo gjë që duhet të bëjnë edhe personat me shtat të lartë: të pasurit e një diete të shëndetshme dhe të rregullt, stërvitje 3 herë në javë duke zgjedhur një aktivitet të përshtatshëm për dobësim dhe ndjekja e një stili jetë të shëndetshme madje dhe duke u ndjekur nga një nutricionist që të llogarisë kaloritë për të cilat keni nevojë në mënyrë që të përshtatë dietën ushqimore.