Pushime ëndrrash në Turqi: Hotele luksoze, argëtim dhe relaks buzë Mesdheut
Ata që po kërkojnë pushime të paharrueshme buzë detit, me rehati, argëtim dhe shërbim cilësor, tashmë kanë mundësi të zgjedhin nga disa prej resorteve më të njohura në zonat turistike të Antalyas.
Nga atmosfera magjike e Kemerit, deri te eleganca e resorteve në Belek, ofertat përfshijnë qëndrime me paketa Ultra All Inclusive dhe All Inclusive Premium, duke ofruar kombinimin perfekt mes relaksit, komoditetit dhe përvojave të veçanta për familje, çifte dhe miq.
Në mesin e ofertave janë Justiano Club Park Conti Hotel, me çmim nga 1,077 euro për person, si dhe Akka Alinda Hotel në Kemer, ku pushuesit mund të shijojnë shërbimin premium me çmime nga 1,254 euro për person.
Për ata që kërkojnë luks dhe elegancë, Susesi Luxury Resort në Belek ofron një eksperiencë ekskluzive me çmim nga 1,591 euro për person, ndërsa Pine Beach Belek sjell një kombinim të natyrës, relaksit dhe rehatisë nga 1,197 euro për person.
Një tjetër zgjedhje për pushime speciale është Diamond Excellence Resort & Spa, ku pamjet magjike buzë Mesdheut dhe shërbimi cilësor krijojnë një atmosferë unike, me çmime nga 1,111 euro për person.
Me plazhe të bukura, ambiente luksoze dhe shërbime të kompletuara, këto destinacione premtojnë momente të paharrueshme në zemër të Antalyas.

