19:51 / E Mërkurë, 21 Gusht 2019 / indeksADMonline

Putin: SHBA mund të vendosë raketa në Rumani dhe Poloni

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin tha sot se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në gjendje të vendosin raketa të reja kryqëzuese në Rumani dhe Poloni, dhe se Moska zyrtare e konsideron këtë si një kërcënim ndaj të cilit duhet të kundërpërgjigjet.

Pentagoni njoftoi të hënën se ka testuar një raketë konvencionale kryqëzuese, lansuar nga toka, e cila goditi objektivin pas më shumë se 500 km fluturim, që është prova e parë e tillë që nga heqja dorë e paktit bërthamor midis dy vendeve këtë muaj.

Putin tha gjatë një vizite në Helsinki se Uashingtoni mund të përdorë potencialisht sistemin e saj të lansimit në Rumani dhe Poloni për të shkrepur raketa dhe se Rusia duhet të përgjigjet në mënyrë të duhur dhe reciproke.