22:52 / E Diele, 16 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Qe pse Messi është “mbreti” i futbollit modern!

Lionel Messi shënoi tre gola në fitoren 0-5 të Barcelonës kundër Levantes.

Ylli argjentinas me këtë rast shënoi golin e 50-të të vitit kalendarik për klubin dhe kombëtare.

Me këtë rast, Messi ka shënuar 50 e më shumë gola në tetë nga nëntë vitet e fundit.

I vetmi vit kur argjentinasi nuk e arriti këtë shifër është viti 2011 kur për 365 ditë shënoi 45 gola.

Por një vit më vonë ai arriti shifër të jashtëzakonshme duke shënuar 91 gola brenda vitit. /IndeksOnline/