11:08 / E Enjte, 06 Gusht 2020 / C E

Ragnick tregon pse nuk mori drejtimin e Milanit

Ralf Rangnick ishte shumë afër për të marrë drejtimin e Milanin si drejtor sportiv dhe si trajner.

Mediat madje raportonin se marrëveshja ishte arritur por në fund ndryshoi gjithçka dhe rosonerët vendosën për të vazhduar me Maldinin si drejtor dhe Piolin si trajner.

Gjermani, në një intervistë të dhënë për “Süddeutsche Zeitung” ka rrëfyer për ngjarjen dhe ka shpjeguar pse nuk mori frenat e skuadrës nga Serie A.

Pas rifillimit të kampionatit, Milani ka bërë shumë mirë, me nëntë fitore dhe tre barazime dhe nuk ishte shumë e mençur për të shkuar atje në këtë kohë“, ka thënë Ragnick.

A nuk ka rëndësi nga cili këndvështrim ju e shikoni të gjitha këto, qoftë nga imja, qoftë nga e klubit, nuk do të kishte qenë e mençur“, ka thënë ndër të tjerash gjermani

Nëse e vendosja veten në këpucët e lojtarëve të AC Milan, qofshin ato trajnerë, drejtorë sportiv, futbollistë apo tifozë, do ta kisha kuptuar se përse Milani do të kishte dashur të ndryshonte gjithçka pas një periudhe kaq pozitive“, ka thënë drejtori sportiv i Leipzig.

Milani ka vazhduar kontratën e Piolit edhe për dy vite dhe gjithashtu merkato do të drejtohet nga Paolo Maldini si drejtor sportiv dhe CEO, Ivan Gazidis. /IndeksOnline/