Rama i reagon sërish Kurtit: Deklarata ‘nuk e jap buxhetin për…’ është skandaloze!
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar ashpër pas deklaratave të kryeministrit në detyrë Albin Kurti, lidhur me ndarjen e buxhetit për komunat.
Përmes një postimi në facebook, Rama ka shkruar se deklarata “nuk e jap buxhetin për…” është skandaloze dhe ka akuzuar Kurtin se e trajton buxhetin e shtetit si pronë partiake, raporton IndeksOnline.
“Cilin buxhet, Albin? Të popullit që e mban këtë shtet me tatime, punë dhe durim, apo të partisë që e ke shndërru në pronë private?”, ka shkruar Rama.
Ai shtoi se buxheti i shtetit nuk është shpërblim apo ndëshkim, por detyrim kushtetues, duke paralajmëruar se një qasje e tillë përbën rrezik institucional.
“Kur ish-kryeministri flet si pronar, qytetari humb statusin e sovranit. Aty fillon kultivimi i autokracisë që ushqehet nga servilizmi, frika dhe përfitimi”, ka shtuar tutje ai. /IndeksOnline/
Postimi i plotë:

