17:31 / E Premte, 28 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Ramos tregon mendimin e tij për Messin dhe sekretin se si do të fitojnë në ‘El Clasico’

Qendërmbrojtësi i Real Madridit ka folur rreth futbollistit të Barcelonës, Lionel Messin dhe për sfidën në mes këtyre dyja skuadrave.

Për yllin e futbollit Ramos tregoi që ka respekt të madh për të dhe e konsideron si njërin nga futbollistët më të mirë në histori, transmeton IndeksOnline.

“Unë kam një respekt të madh për të. Unë mendoj se ai është një nga lojtarët më të mëdhenj në histori dhe kam shumë respekt për të. Shpresoj se e diela nuk është dita e tij, kjo do të thotë që ne kemi bërë punën tonë, dhe nëse në krye të kësaj mund të marrim një rezultat të mirë edhe me mirë”, u deklarua Ramos.

Po ashtu futbollisti tregoi se në çfarë mënyre mund t’i shkaktojnë probleme katalunasëve gjatë përballjes së tyre duke thënë  “Bërja e presionit ndaj tyre është e rrezikshme por i shkakton atyre probleme. Por unë mendoj se kjo është kyç: shtypni lart lart dhe përpiquni të vidhni topin prej tyre”.

Sipas Ramos ka ende rrugë përpara dhe diferenca e pikëve në mes këtyre dy skuadrave do të vazhdojë të jetë e vogël./IndeksOnline/.