15:04 / E Hënë, 19 Tetor 2020 / indeksADMonline

Rastet e reja me koronavirus, kryeson përsëri Prishtina

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 118 raste të reja me Covid-19, 50 persona janë shëruar dhe janë raportuar tre raste të vdekjes.

Për nga rastet, edhe këtë herë prin Prishtina me 34, pasuar nga Gjilani me 24 dhe Vushtria me 19 raste, shkruan Indeksonline.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 34 raste, komuna Gjilan 24 raste, komuna Vushtrri 19 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Gjakovë 6 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Lipjan 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas dhe Suharekë”, thuhet në njoftimin e fundit të IKSHPK-së.