16:18 / E Hënë, 03 Gusht 2020 / indeksADMonline

Reagon ashpër Skënder Hyseni: Pompeo s’më refuzoi, s’ishte planifikuar takimi me të!

Koordinatori për dialog me Serbinë, Skënder Hyseni përmes një postimi të bërë në Facebook, ka reaguar përmes një postimi, duke thënë se sekretari Pompeo nuk e ka refuzuar takimin me të, pasi që ai takim s’ka pasur të ndodhë.

Ky është postimi i tij i plotë:

Për hirë të sqarimit!!!
Po lexoj në medie se gjoja është refuzuar një takim ‘imagjinar’ i imi me Sekretarin Pompeo. Nuk ka se si te refuzohet diçka qe nuk është kërkuar. Vetem një injorant apo edhe më keq, një qellimkeq, mund te lansojë spekulime dhe të pavërteta të tilla!


E pakta që mund të them është se tingëllon vërtetë qesharake dhe skajshëm joprofesional titulli pompoz se “Pompeo refuzoka të takoj Koordiantorin shteteror per dialog” kur një takim i tillë nuk është kerkuar kurrë dhe as qe do të ishte e përshtatshme te kërkohej. Që dje kam demantuar lajmet se gjoja “pritet një taki i tillë”.

Pra, është për t’u habitur se ku zihen këto spekulime, dhe pastaj bëhen spekulime zingjirore të njëpasnjëshme.
S.H.