22:34 / E Premte, 09 Qershor 2023 / Gj. Sh

Refuzoi mbi një miliardë euro te skuadra arabe, ja sa do të përfitoj Messi te Inter Miami

Lionel Messi ka vendos që karrierën të vazhdojë te skuadra amerikane, Inter Miami.

Transferimin e shtatë herë fituesi i Topit të Artë e dëshiruan edhe ish-skuadra e tij Barcelona dhe klubi Arab, Al Hilal, shkruan IndeksOnline.

Sulmuesi argjentinas nëse do të kishte pranuar ofertën nga Lindja e Mesme, do të bëhej futbollisti më i paguar në botë, pasi do të përfitonte një miliardë e 200 milionë euro gjatë dy viteve te Al Hilal.

Pavarësisht kësaj oferte stratosferike, Messi vendosi ti bashkohet Inter Miamit, dhe paga e tij do të jetë shumëfish më e vogël.

Sipas mediave amerikane, ish-futbollisti i PSG-së do të përfitojë 54 milionë dollar në vit, ku do të bëhët futbollisti më i paguar në histori të MLS./IndeksOnline/