16:46 / E Diele, 13 Janar 2019

Remi: UÇK-ja do të më mbrojë mua në Hagë

Dy ish komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Rrustem Mustafa- Remi dhe Sami Lushtaku, kanë udhëtuar drejt Hagës, ku do të intervistohen nga prokurorët e Speciales.

Remi ka folur ekskluzivisht për Indeksonline rrugës për në Hagë.

Ai nga Lubjana ka thënë se UÇK-ja do ta mbron atë dhe se ai nuk ka pse ta mbron UÇK-në sepse dihet fare mirë çfarë lufte ka bërë ajo.

Remi i është përgjigjur vullnetarisht thirrjes nga Gjykata Speciale për pretendimet siç thotë ai të Dick Martit.

“Ne jemi të pafajshëm, ftesat janë shumë normale pas gjithë asaj propagandës edhe raportit që ka bërë Dick Marti”, ka thënë Remi.
Remi dhe Lushtaku nesër pritet të merren në pyetje me pretendimet për krime lufte të bëra nga UÇK-ja.

Indeksonline do t’iu mbajë të informuar për çdo zhvillim që pritet të ndodhë brenda Gjykatës në Hagë./Indeksonline/