21:41 / E Mërkurë, 11 Tetor 2017 / indeksADMonline

Rënia e “Facebook” dhe “Instagram” shkakton shumë probleme

Rrjetet e mëdha sociale “Facebook” dhe “Instagram” kanë rënë nga rrjeti për shumë përdorues në botë.

Shumë përdorues të këtyre rrjeteve sociale kanë shfrytëzuar “Twitterin” dhe rrjetet tjera për të treguar se “Facebooku” dhe “Instagrami” nuk janë duke funksionuar, shkruan albinfo.ch.

Disa prej tyre thonë se nuk po u hapen fare këto dy faqe, ndërsa të tjerët që thonë se ato hapen, por jo tërësisht dhe jo mirë.

Nga ky problem janë prekur disa pjesë të Evropës, ndër to edhe Kosova, Shqipëria, si dhe Brazili, Japonia apo dhe India.

Siç dihet dy rrjetet sociale “Facebook” dhe “Instagram” janë shumë të përdorura në mbarë botën, dhe sigurisht se rënia shkaktoi shumë telashe.